Meta bën lëvizjen e rradhës: Tubim mbarëpopullor në Qytetin Studenti, të nisim dialogun me Shqipërinë!

282

Presidenca, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, shprehet se në Ditën e Rinisë, më datën 8 dhjetor 2019, presidenti Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, një tubim mbarëpopullor, që synon nisjen e një dialogu me Shqipërinë!

Duket se kjo është lëvizja e rradhës e Presidentit, i cili gjendet në një “luftë” frontale me mazhorancën, për shkak të formimit të gjykatës Kushtetuese dhe pretendimeve të tij se kjo gjykatë po kapet nga Edi Rama dhe se reforma në drejtësi është kthyer në Ramaformë. Meta ka kallëzuar penalisht kreun e KED-së, Ardian Dvorani dhe e konsideron atë, një nga aktorët kyç në tentatitvën për kapjen  e Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti ka deklaruar se do t’i drejtohet popullit me anë të një referendumi dhe kjo lëvizje për nisjen e një dialogu “mbarëpopullor”, veçanërisht duke filluar me studentët, është një sinjal se situata mund të përshkallëzojë më tej.
Nga ana tjetër, studentët kanë paralajmëruar nisjen e protestave, me pretendimin se qeveria nuk i ka plotësuar kushtet dhe kërkesat e tyre.

Njoftimi i Presidencës:

Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!

SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱