Mediu : Është më mirë një kandidat që është i vlefshëm për të dyja partitë se një kandidat i imponuar.

215
Deputeti i PR, Fatmir Mediu, gjate nje mbledhje te Keshillit Kombetar te Integrimit Europian./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Mediu, during a meeting of the National Integration Council.
Sigal

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk përjashtoi mundësinë që me LSI-në në disa qarqe edhe mund të dali me kandidatë të përbashkët, por la të paqartë se kush do të jetë udhëheqja e listës. Për të kjo bëhet për të maksimizuar votën dhe rrëzuar Ramën.

“PR kërkon që të fitohen zgjedhjet me në krye PD-në, por kërkohet respekt reciprok. Është më mirë një kandidat që është i vlefshëm për të dyja partitë se një kandidat i imponuar. Unë ofroj shqyrtimin e njerëzve që ofron PR dhe atyre që ofron PD. PR ofron në këtë koalicion votat e saj dhe burimet e saj njerëzore. Unë jam më i prirur që të kandidohet kandidati më i mirë, qoftë nga PD apo nga PR. Qëllimi i partisë Republikane është largimi i Edi Ramës. Me LSI-në mund të dalim në disa qarqe me kandidatë të përbashkët, ashtu siç mund të dalim edhe me PD-në. Ndërkohë në disa zona të dy koalicionet mund të dalin me kandidatë të përbashkët për të maksimizuar votën”, – u shpreh Mediu.