Beketi i shkruan qeverisë italiane : Më mbroni nga Edi Rama

253
Sigal

Mediat italiane kanë shkruar një shkrim të gjatë për historinë e Agon Channel në Shqipëri, për pronarine sai Françesko Beketi dhe sulmin e bërë nga Edi Rama. Media italiane “Il Post” shkruan se Beketi jeton në Londër prej gjashtë vitesh dhe më 29 Dhjetor i ka dërguar një kërkesë për “mbrojtje diplomatike ndaj Republikës së Shqipërisë”, Kryeministrit Giuseppe Conte dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio.

 

Pasi i ka shkruar Contes dhe Di Maio, Beketi i është drejtuar presidentit të republikës italane Mattarella duke thënë publikisht se ai ishte “në eksil në Mbretërinë e Bashkuar” dhe rrezikonte arrestimin “në bazë të një urdhri ndalimi të lëshuar nga autoritetet shqiptare, pas një persekutimi kokëfortë dhe i paligjshëm “.

 

Beketi kërkon të kthehet në Itali, për të mos u arrestuar.