Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet: Hap kyç për nisjen e negociatave

455
Mediat ndërkombëtare i kanë cilësuar zgjedhjet lokale në Shqipëri, si një hap kyç në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Associated Press” thekson se 3.4 milionë qytetarë shqiptarë, do t’iu drejtohen kutive të votimit, për 61 bashki dhe 1595 këshilltarë bashkiakë.
Më tej, shkruhet se këto janë zgjedhjet e shtata lokale që prej rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1990.
Ndërsa “Huffington Post”, thekson se përveç rezultateve të prekshme në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Brukseli gjithashtu pret zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipërinë post-komuniste, ku gjithmonë janë hasur probleme si manipulimi i zjedhjeve apo dhe grindjet politike.
“Fokusi është në kryeqytet, ku koalicioni me 37 parti i drejtuar nga kryeministri socialist Edi Rama, ka emëruar si kandidat ish-ministrin e Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, ndërsa koalicioni opozitar me 15 parti, i udhëhequr nga kryebashkiaku në detyrë Lulzim Basha, ka kandiduar deputetin Halim Kosova”, shkruan “Huffington Post”.
Gjithashtu theksohet se sipas ligjit, rezultatet e zgjedhjeve duhet të publikohet jo më vonë se tri ditë pas votimit.
Sigal