Më 22 Mars, ora 18:00 para Kryeministrisë, të ngremë zërin për demokracinë!

Deputeti i PD dhe drejtuesi i qarkut të Dibrës , Xhelal Mziu u ka bërë thirrje qytetarëve për protestën kombëtare të 22 marsit, teksa ka evidentuar se korrupsioni po sundon çdo institucion dhe të rinjë po largohen çdo ditë. Mziu shprehet se 4 mandate u barazuan me dështime dhe se ky është momenti për të reaguar pasi nesër mund të jetë vonë.

Mziu: 22 Mars  Ora 18:00 Para Kryeministrisë! Mjaft më! Nga jugu në veri, Shqipëria është kthyer në një vend ku: Korrupsioni sundon çdo institucion.Drejtësia është vonuar dhe selektive.Të rinjtë largohen çdo ditë. Zgjedhjet deformohen dhe pushteti mbahet me çdo kusht.4 mandate dështime, 4 mandate skandale, 4 mandate pa përgjegjësi! Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu! Më 22 Mars, ora 18:00, para Kryeministrisë.Të bashkohemi të gjithë!Të ngremë zërin për demokracinë! Të kërkojmë largimin e kësaj qeverie!Ky është momenti i qytetarëve!Ky është momenti për të reaguar!Nëse heshtim sot, nesër do të jetë vonë.

NOA