Mblidhet Komisioni i Posaçëm i Apelimit, nis procedimi disiplinor ndaj Komisionerit Publik

619
Që prej krijimit Komisioni i Posaçëm i Apelimit, është mbledhur për herë të parë ditën e sotme në një seancë dëgjimore për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj Komisionerit Publik, Heral Saraçi.
Procedimi disiplinor ndaj tij nisi me kërkesë të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Lidhur me këtë procedim disiplinor, gjyqtari hetues Natasha Mulaj ka depozituar në datë 26 shkurt 2018, për shqyrtim pranë Komisionit Disiplinor, Raportin mbi rezultatet e hetimit për shkelje disiplinore.
Komisioni Disiplinor përbëhet nga:
1. Z. Sokol Çomo, Gjyqtar (Kryesues)
2. Zj. Albana Shtylla, Gjyqtare (Anëtare)
3. Z. Ardian Hajdari, Gjyqtar (Anëtar)
Komisioni pritet të dëgjojë të gjitha palët në seancën e sotme dëgjimore, për të marrë më pas një vendim për Saraçin.
Bazuar në nenin 17, pika 6 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni Disiplinor, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së Raportit mbi rezultatet e hetimit, e cila është data 26 shkurt 2018, duhet të marrë një vendim përfundimtar.
Sigal