Mbërriti fill pas largimit të Berishës, me 2 orë e gjysmë vonesë/ 3 deputetët e vetëm që takoi Lulzim Basha (Fotot )

176
Sigal

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur me rreth dy orë e gjysmë vonesë në ambientet e Kuvendit, ku mes të tjerave foli për zhvillimet e brendshme të së djathtës, si dhe rikthimin e Sali Berishës në një mbledhje të grupit parlamentar.

Siç shihet dhe nga pamjet, Basha është ulur pranë Gazment Bardhit, i cili është një prej deputetëve besnikë të tij, të paktën deri  në momentet që flasim, ndërkohë që i ka zgjatur dorën dhe Dash Sulës.

Ajo që bie në sy është fakti se Basha mbërriti në Kuvend fill pas largimit të Berishës, duke shmangur një përballje mes tyre.

Frika për një konfrontim të mundshëm, e detyroi Bashën që të mos ishte i pranishëm as në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ku Berisha mori pjesë, edhe pse i paftuar nga Enkelejd Alibeaj.