Mbaron gjithçka për Shpëtim Idrizin, mbetet jashtë parlamentit!

435
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar së rinumëruari 64 kutitë e kontestuara nga PDIU dhe PS në lidhje me mandatin e Tiranës.
Pas rinumërimit, Partia e Shpëtim Idrizit ka marrë vetëm 5 nga 37 votat e nevojshme që duheshin për t’u përkthyer në një mandat deputeti për PDIU-në dhe një mandat mangut për socialistët.
Kështu Shpëtim Idrizi mbetet jashtë parlamentit të Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme dhe mandati i 34-tërt i Tiranës i ka mbetur socialistëve të PS-së.
Nga ana tjetër, teksa në KQZ po rinumëroheshin kutitë e votimit, PDIU ka dorëzuar një ankimim tjetër, që të hapen të gjitha kutitë e votimit në Tiranë. 
Por një kërkesë e tillë vështirë të pranohet nga KQZ e cila është shpreh më parë se nuk do të pranojë më ankimime.
Sigal