Martin Henze: Rama është njeriu që godet fjalën e lirë

471
Sigal

Martin Henze, këshilltari ekonomik i kancelares  Merkel, ka reaguar në një postim të kryeministrit Rama në twitter, ku kryeministri shkruan kundër të gjithë kritikëve ndaj projektligjit të Antishpifjes. Kryeministri Rama shkruan:

Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin http://parlament.al/Neës/Index/9800

Eksperti gjerman për ekonominë dhe këshilltari ekonomik i kancelares Merkel, Martin Henze ka reaguar për qëndrimet e Edi Ramës kundër medias. Në një publikim në Twitter, Heneze i kujton Edi Ramës se është njeriu që po godet fjalën e lirë dhe mediat dhe ndërkohë ende nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes së tij: nëse ka qenë i arrestuar në Francë në vitin 1994. Duke ju referuar deklaratave të Edi Ramës për censurën, Henze shkruan në adresën e kryeministrit në Twitter: Këtë e thotë një njeri që ka hequr sundimin e ligjit dhe demokracinë parlamentare në Shqipëri dhe nuk i përgjigjet pyetjes, nëse ai në viti 1994 ka qenë në një qeli burgu në Francë për shitje ikonash te vjedhura”.

Më poshtë, Martin Henze i përgjigjet edhe një pyetjeje, të një komentuesi në të njëjtin postim të kryeministrit Rama: Martin Henze: Shoku im, pyeti Radio Ramën, “A ka censurë shtypi në Shqipëri?” Përgjigje: “Në parim jo. Por nuk është e mundur që ne të hyjmë në këtë pyetje në mënyrë më të detajuar.”

Përgjigja e Komisionit Evropian në pyetjet e mediave shqiptare në lidhje me miratimin e paketës së ligjit për median: Komisioni ka shqyrtuar paketën legjislative për mediat, ka dhënë komente dhe shprehu shqetësime gjatë gjithë procesit të hartimit.

Martin Henze, reagon duke shkruar: Qytetarët e BE presin që jo vetëm që të ngrihen shqetësimet, por që qeveria nacro e Ramës tani do të informohet për pasojat e qarta. ËShtë e qartë se me një qeveri që  nuk respekton lirinë e shtypit, shtetin e së drejtës, nuk mund të ketë bisedime pranimi, as para.