Martin Henze-ambasadorit të BE: Ju e dini që qeveria Rama është pjesë e karteleve të drogës

351
Sigal

Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU-së, parti qeverisëse në Gjermani, ka reaguar ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë.

Në adresën personale në Twitter, Henze i shkruan ambasadorit, se si diplomat ka dieni nga shërbimet inteligjente për problemet që ka qeveria e Shqipërisë me drogën dhe me korrupsionin.

“Ambasador, siç ju jeni në dijeni, qeveria (“Rama”) në bazë të informacioneve nga shërbimet inteligjente është shumë e korruptuar dhe ka lidhje të afërta me kartelet ndërkombëtare të trafikut të drogës. Tani Rama kërkon të legalizojë dhe kanabisin  duke e kthyer këtë në një nga proceset më të mëdha të pastrimit të parave”,- shkruan Martin Henze.