Marjeta Biba, mësuesja e përkushtuar në listën e kandidatëve të LSI-së për Qarkun e Korçës

673
Këto janë ditët e fundit të shpalljes së kandidaturave për zgjedhjet e 25 Prillit dhe nga struktura e LSI-së Pogradec do të ketë dy kandidatë në listën shumëemërore të Qarkut Korçë. Përveç mjekut Gentian Çala, drejtues i LSI-së Pogradec, do të jetë edhe kandidatura e Znj. Marjeta Biba, N/kryetare dhe Koordinatore e LGI-së Pogradec.
Kush është profili i saj?
Marjeta Feim Biba, ka lindur në fshatin Gështenjas të Njësisë Administrative Buçimas, ku ka kryer edhe shkollën fillore. Arsimin e mesëm e ka kryer në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Muharrem Çollaku” në Pogradec nga viti 1984-1988. Marjeta ka kryer arsimin e lartë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në degën e Matematikë-Fizikës nga viti 1988-1992.
Ajo ka një karrierë prej rreth tre dekadash në arsim ku ka punuar si mësuese Matematike në disa shkolla si në Shkollën 8 Vjeçare në Dardhas (1992-1993), në Shkollën 8 Vjeçare në Çërravë (1993-1998), në Shkollën e Bashkuar Çërravë (1998-2001), në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Gjergj Pekmezi” (2001 deri aktualisht). Ka pasur pozicionin e N/Drejtorit të Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Gjergj Pekmezi” në periudhën 2014-2018. Marjeta ka qenë një mësuese e përkushtuar dhe e dashur për nxënësit, me aftësi mjaft të mira komunikative dhe mjaft korrekte. Marjeta është një ndër mësueset më të respektuara dhe të vlerësuara në profilin e saj në Bashkinë Pogradec dhe është përzgjedhur disa herë si vlerësuese e provimeve të maturës shtetërore në Korçë dhe Elbasan.
Në vitin 2013 ajo bëhet anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kurse në vitin 2015 bëhet këshilltare e Këshillit Bashkiak dhe njëkohësisht zgjidhet N/Kryetare e Këshillit Bashkiak të Pogradecit (2015-2019). Në vitin 2015 ajo zgjidhet Koordinatore e LGI-së të Bashkisë Pogradec dhe më pas N/Kryetare e LSI-së të Pogradecit
Nga viti 2015, Marjeta ka qenë pjesë e Aleancës së Grave Këshilltare, ku ka mbajtur pozicionin e Sekretares. Ajo vazhdon të jetë pjesë e Aleancës së zgjeruar të Grave Këshilltare AGKZ.
Marjeta është e martuar me Fatbardhin dhe ka dy fëmijë.
Marjeta beson te roli i gruas dhe te ndryshimi pozitiv qē mund të kenë gratë në shoqëri dhe në zhvillimet e saj. Gjithashtu ajo përkrah fuqishëm të rinjtë dhe ka shërbyer vazhdimisht si model për ta.
Sigal