Maqedonia e Veriu/ Zaev: Nëse nuk hapen negociatat në qershor, jap dorëheqjen! Po Rama a do e deklarojë dorëheqjen?

819
Sigal

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas takimit të mbajtur kokë më kokë me kancelaren Angela Merkel me rastin e takimit të Samitit të Berlinit për mediat gjermane ka paralajmëruar se do të dorëhiqet nga posti nëse nuk konfirmohet hapja e negociatave për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Sipas mediave gjermane Samiti i Berlinit, që pas mbrëmjes së djeshme pritet të sjell një kthesë rrënjësore në jetën politike të Ballkanit, sidomos pas deklaratave të kreut të Maqedonisë Veriore, Zaev. Ato deklarojnë se takimi më interesant i këtij Samiti ka qenë ai ndërmjet Merkelit, Edi Ramës dhe Zoran Zaevit. Mirëpo, ndërsa Zaev ka deklaruar dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryeministër i Maqedonisë, po kryeministri shqiptar Edi Rama? Do të mund ta deklarojë dot një gjë të tillë vallë? Nëse BE-ja nuk hap në qershor negociatat për anëtarësim për Shqipërinë, kjo do të ishte humbja e dytë e Edi Ramës si kryeministër, prandaj dorëheqja  e tij si kryeministër duhet të jetë një detyrim politik.