Manjani, Ramës: Deklaratat e tua “unë e solla pluralizmin dhe demokracinë” provohen sot!

286

Nga Ylli Manjani:

Deklarimi i tij për veten se “unë e solla pluralizmin dhe demokracinë”, provohet sot!

Prova më e qartë është puna e përditshme prej përbindëshi, për të shkatërruar e shuar çdo qelizë demokracie në vend.

Betejat e Tij (jo pa sukses) me fjalën e lirë, median, mendimin kritik janë provë e shkuar provës.

Përpjekjet e tij për të shkërmoqur opozitën politike, zgjedhjet e lira dhe shtetin ligjor janë kryeprova e “dashnisë” për demokracinë.

Demokracia, pluralizmi dhe shteti janë fiktion në kokën e tij. Prandaj dhe i bëhen lëmsh datat e ngjarjet.

I duket sikur i ka sjellë vetë dhe prandaj i jep vetes “të drejtë” ti shkatërrojë.

Në mendjet normale as kjo nuk funksion kështu. Shkatërrimi i produktit tënd është patologji e rëndë.

Por për fat, as demokracinë e as pluralizmin politik nuk na i solli Edi Rama. Edhe atë pak shtet që u përpoqëm ta krijojmë, Ky e shkatërroi me zell të sëmurë.

Ky s’di më as çfarë flet!

Jerm komplet!