Manjani: Po gatuhet koalicioni i madh PD-PS, arsyeja të mbrojnë veten

491
Ish-ministri i Drejtësisë u përgjigjet zërave dhe supozimeve se mes Edi Ramas dhe Lulzim bashës, po përgatitet një koalicion i madh. Ashtu si edhe në çdo shkrim tjetër, Manjani ka renditur arsyet. Për të kjo nis me nxitimin e mbështetësve të Bashës për ta rizgjedhur atë në krye të Partisë Demokratike, në një kohë që një pjesë brenda PD-së kërkojnë shtyrjen e afateve deri në mesin e muajit nëntor. “Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën, mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes, shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe mosdeklarimi i PD-së që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion: Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD!”, shkruan Ylli Manjani në facebook. Ai vazhdon argumentin e tij duke thënë se për këtë ka edhe një justitifikimformal. “Justifikimi formal është i fortë: të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim! Janë të vështira e me shumë kosto ç’është e vërteta. Kanë rënë thuajse të gjitha qeveritë që negociuan anëtarësimin në BE”. Ndërsa flet edhe për arsyen e vërtetë që sipas tij është të amnistojnë veten nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit. Për Manjanin e gjithë kjo tregon se në politikë nuk ka moral. “Morali?! Si gjithmonë, pa moral! Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë! Jam i sigurtë që ekziston ky plan! Pa dyshim më i keqi për demokracinë! Të shohim a do mund të realizohet!”, mbyll statusin e tij ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Sigal