Manipulimi industrial/ Opozita mori 40% të votave, por vetëm 10% të pushtetit. Zbulohet sistemi ‘karusel’ i tjetërsimit të vullnetit qytetar

120
Sigal

  Raportuesit perëndimorë thonë se sa herë mbahen zgjedhje, Aleksandër Lukashenko i Bjellorusisë mbledh njerëzit e tij dhe u jep direktiva se si e do manipulimin e zgjedhjeve. Dikush mund të mendojë se historia është e thjeshtë, mjafton të marrësh sa më shumë vota për pushtetin. Por nuk është aspak e tillë. Edhe manipulimi ka strategjinë e tij, për të dhënë mesazhet e caktuara. Edi Rama, një ‘nxënës’ i Lukashenkos duket se e ka zbatuar më së miri një gjë të tillë. SYRI ka raportuar me dhjetëra raste jo vetëm të manipulimit zgjedhor, por edhe të taktikave të ndryshme që janë përdorur për devijimin e vullnetit të qytetarëve.

Më e fundit është taktika e ‘karuselit’ apo e ‘trenit’, që mund të sjellë një manipulim industrial në një zonë të caktuar, me një lehtësi gati të pabesueshme.

Që kur Edi Rama e shpalli se do fitonte mbi 50 bashki në vend, pak a shumë u kuptua se cila do të ishte strategjia e tij. Edhe kur sapo u mbyllën votimet dhe ai imponoi vullnetin e tij me një fletë të shkarravitur në median sociale, dihej se qëllimi ishte të linte sa më pak bashki për rivalin.

Kështu, edhe pse opozita, e cila garoi në mënyrën më të pabarabartë në historinë e vendit e ndoshta në historinë globale, ajo mori rreth 40 përqind të votave.

Në këto zgjedhje, opozita hyri pa vulën e saj, pa logon e nevojshme, me një makineri të frikshme shtetërore mbi shpinë, me një drejtësi që nuk le gjë pa bërë kundër saj, pa fonde dhe me një mbështetje mediatike që të ngjashme për Putinin dhe Lukashenkon, sërish mori një numër të konsiderueshëm votash. Po të shtosh këtu manipulimet si ai i tipit ‘karusel’, blerjen e votave, kërcënimet me vende pune, atëherë e kupton se sa e madhe ishte shkalla industriale e vjedhjes.

Por këto 40 përqind të votave u përkthyen në vetëm 10 përqind të bashkive për opozitën. Sepse qëllimi ishte që manipulimi të shpërndahej në mënyrë të atillë, me një strategji të frikshme, për të mos i lënë opozitës pushtetin e vërtetë.

Për shembull shihni rastin e Rrogozhinës. Edhe pse opozita ishte në avantazh deri në minutën e fundit, u desh një kuti votimi e ardhur nga burgu i Rrogozhinës për t’i dhënë mandatin kandidatit socialist.

Ky është vetëm një rast, që vetëm sa ilustron atë që u bë realitet me 14 Maj.

Lukashenko mund të mos e ketë orientuar direkt Edi Ramën me strategjitë e tij, por e keqja e autokratëve është se mendojnë njësoj. Sigurisht edhe veprojnë në mënyrë të ngjashme.