Manifestimi i 2 marsit, Lami: Meta po tregon se fryma opozitare ende ekziston

392
Sigal

Analisti Roland Lami i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se me manifestimin e 2 marsit nisi edhe kthesa e madhe.

Sipas Lamit, Meta me manifestimin që bëri tregoi se fryma opozitare ekziston akoma. Lami thekson më tej se nuk beson se Meta do e rrezikojë Bashën si kryetar opozite.

“Zoti Meta është gati në mbyllje të mandatit të tij presidencial. Mendon se është një kohë e artë për të menduar për fatin e tij dhe partia që e ka pasur nën drejtim, LSI-ja. Është precedenti i parë në 30 vjet që shikojmë këtë gjë, që kreu i shtetit del në protestë. Ndoshta hapet edhe perspektivë, mund të ketë diversion opozitar, Meta mund të thithë opozitarë dhe mund të pretendojë më shumë. Këtu do thosha se fillon kthesa.

Meta do të tregojë se fryma opozitare është ende. Opozita tregon se forca dhe fryma është. Nëse Meta do ta tërheqë karrocën e opozitës nën tezën e Kushtetueshmërisë, e shoh me dyshim të madh që presidenti mund të vazhdojë. Shoh vështirësinë e masivitetit të mbështetjes së Metës, për shkak se Basha është kryetar opozita. Nëse Basha e lejon, i bën vetëvrasje jetës së tij politike.  Shoh krizën e madhe të opozitës, për shkak të rivalitetit të madh që mund të ketë mes personave në opozitë”, tha Lami.