Malltezi denoncon: Prishi lokale me hipotekë, ndërtoi sarajet e Surrelit brenda Parkut të Liqenit

308
Sigal

Jamarbër Mallezi, anëtar i Kryesistë së PD, përmes një postimi në rrjet ka denoncuar punët klienteliste të Ramës.

Ja postimi i plotë:

Facebook më kujton punët klienteliste të Ramës. Postim i para 5 viteve: prishi disa lokale tek fillimi i Parkut dhe mirë u bë, por ndërsa prishi lokale që ishin me hipotekë qysh të 1991, nuk guxoi të prishë dhe është në tratativa të ndërtojë qiellgërvishtës tek lokali Don Giovani. Pse ca të nënës e ca të njerkës nëse nuk ka interes korruptiv? Tjetra pastaj janë dy palë saraje të ndërtuara pa leje brenda Parkut të Liqenit. Ndonëse janë me vendim prishje në fuqi, nuk i hyn gjemb në këmbë se bashkëjetuesi i Alketës çoi betonë sipas dëshirës së beut tek sarajet e Surrelit. Kaq për respektimin e shtetit ligjor nga ai që po bën shtet me ata që riparojnë çatitë pa leje.

Facebook me kujton punet klienteliste te Rames. Postim i para 5 viteve: prishi disa lokale tek fillimi i Parkut dhe mire…

Gepostet von Abi Malltezi am Donnerstag, 21. Mai 2020