Dy viktima në pak orë, Greqia regjistron tre raste të reja me koronavirus, 21 pacientë të intubuar

267
Sigal

Janë konfirmuar tre raste të reja dhe dy viktima nga koronavirusi në Greqi.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vendin fqinj, sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin, Sotiris Tsiodras, ka arritur në 2853, ndërkohë që 21 pacientë po trajtohen në ICU me intubacion dhe 98 të tjerë janë larguar nga njësia e kujdesit intensive.

Gjithashtu, Tsiodras ka njoftuar dy vdekje të reja gjatë këtyre orëve të fundit, duke e çuar në 168 numrin total të viktimave nga koronavirusi.

Mosha mesatare e të vdekurve është 76 vjet, 49 ishin gra dhe 94% e të gjithë të vdekurve kishin një sëmundje themelore. Deri më tani, në Greqi janë kryer 144.078 teste laboratorike.