Majlinda Bregu: Ja institucionet përgjegjëse, që nuk e mbrojtën Liljana Rukaj

420
Sigal

 Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu me anë të një statusi në Facebook thotë se ka siguruar një kopje të urdhrit të mbrojtjes së Liljana Rukos, 43-vjeçarja që vdiq pasi e hodhi bashkëshorti nga dritarja, ndërsa kërkon të dije pse nuk është mbrojtur ajo, në një kohë që në urdhrin e mbojtjes saktësohet se burri nuk duhet t’i afrohej më shumë se dy metra.

“Ministria e Drejtesisë më ka përcjellë sot, kopjen e Urdhrit të Mbrojtjes së te ndjerës Liljana Rukaj. Në urdhër thuhet se burri dhunues nuk duhet t’ i afrohet sikur edhe në dy metra distance viktimës. Sipas ligjit për Masat Parandaluese të Dhunës në Familje, urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe zbatimi i tij fillon pavarësisht nëse i padituri është njoftuar ose jo. Brenda 24 orëve, gjykata u dërgon kopje të urdhrit të mbrojtjes: viktimës dhe personave të tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes; prokurorit, kur ky ka paraqitur kërkesën; zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës ku viktima, ose personat e tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes, që kanë banim të përkohshëm ose të përhershëm; komisariatit të policisë së vendndodhjes ku viktima ose personat e tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes që kanë banim të përkohshëm ose të përhershëm. Nese e ndjera Liljana Rukaj ka patur nje urdher mbrojtje nga Gjykata pse nuk u mbrojt dot?”,- shprehet Bregu.

Sipas Bregut, “Tani i takon Ministrisë së Brendshme për të sqaruar:
-Cfarë masash ka marrë policia pas vendimit të Urdhrit të Mbrojtjes për Liljana Rukaj?
-Nëse Viktima ka kërkuar ndihmë nga Komisariati i Zonës së banimit për shkelje të Urdhrit të Mbrojtes?
-Nëse burri shtazë ka thyer detyrimin për të mos iu afruar viktimës sic e cakton Urdhri Mbrojtes, a ka një ankim dhe me pas regjistrim për këtë veper penale nga Komisariati I Fierit?”,- thotë ajo.

Bregu thotë se janë 4 institucionet që duhet të mbrojnë një grua dhe në fund ngre pyetjen se kush prej këtyre nuk e mbrojti Mirelën.
“4 jane institucionet kyc që duhet të mbrojnë nje grua të dhunuar:
Gjykata që lëshon dhe bën të Ekzekutueshëm Urdhrin e Mbrojtjes.
Policia e shtetit që merr masat për ta Zbatuar atë
Zyra e Përmbarimit (largon Dhunuesin nga Shtëpia)
Pushteti Lokal
Kush nuk e mbrojti Liljana Rukaj?!”,- shton deputetja.

Më tej deputetja sjell një rast tjetër të një dhunuesi në Ersekë që lejohet të jetojë në një banesë me viktimën, “Dje jam njoftuar për nje rast të ngjashem në Ersekë, ku per shkak se pushteti vendor nuk merr përsipër dot strehimin e përkohshëm të dhunuesit, ai lejohet te jetojë në një banesë me Viktimën!!!!!”