Macron vizitë në Maqedoninë e Veriut? Shkupi: S’kemi informacion

387
Sigal

Duke cituar burime diplomatike, mediat shqiptare raportuan dje për një vizitë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Vizita raportohej se do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Qeveria në largim e Maqedonisë mohon të ketë informacion për këtë vizitë. Media maqedonase “Meta.mk” ka kontaktuar me Qeverinë për lajmin, e cila është përgjigjur: “Nuk e kemi këtë informacion për momentin”. Presidenti Macron ishte lideri kryesor në Bashkimin Evropian që vendosi veton për hapjen e negociatave me dy shtetet ballkanike.