Lulzim Basha në Shkodër, takim me kryebashkiaken e fortë

481
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sot në Shkodër dhe është takuar me drejtues të PD-së dhe me qytetarë. Më pas, ai ka zhvilluar një takim me kryetaren e bashkisë Voltana Ademin, një takim me dyer të mbyllura.

Voltana Ademi është e vetmja kryebashkiake e zgjedhur nga radhët e opozitës që nuk e ka lëshuar zyrën e saj, as pas votimit të 30 Qershorit. PD-ja denoncoi dhe vërtetoi me dokumente se kandidati që kishte zgjedhur kryeministri Edi Rama për të drejtuar këtë bashki, Valdrin Pjetri, kishte mashtruar në formularin e dekriminalizimit për të kaluarën e tij me precedentë penalë.