Lulzim Basha me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik: Do të vazhdojmë betejën tonë pa kompromis!

418
Sigal

Kryetari i opozitës, Luzim Basha ka takuar një delegacion të Komunitetit Amerikano-Hebraik, i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv David Harris.

Përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, Basha bën të ditur se opozita ka siguruar miqtë amerikan se do vazhdojë betejën ka kompromis dhe se nuk do të dorëzohet para modelit të despotizmit lindor.

“Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris.

I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar”, shkruhet në postim, ku paraqiten edhe pamje nga takimi.