Lulzim Basha mbledh Kryesinë dhe aleatët

477
Sigal

Kreu demokrat Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje të forumeve drejtuese të PD-së. Mbledhja pritet të nisë në orën 22:30 në selinë e PD-së, ndërsa në të do të jenë pjesëmarrës anëtarët e kryesisë dhe ish-deputetët e kësaj force politike. Gjithashtu raportohet se do të jenë të pranishëm edhe drejtues të partive opozitare.

Burimet bëjnë të ditur se në këtë mbledhje pritet të përcaktohet strategjia që do të ndjekë opozita në javën e fundit, që duket se do të jetë përcaktuese lidhur me 30 qershorin.

Basha u shpreh i bindur se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa deklaroi se nuk do të ketë asnjë pazar për zgjidhjen e krizës.

Basha deklaroi se kushtet e panegocieshme të opozitës janë largimi i Edi Ramës dhe çuarja para drejtësisë të gjithë kupolës së Rilindjes, të kapur në përgjimet e dosjeve 339 dhe 184, ku sqarohet skema e manipulimit të votave në qarqet Durrës dhe Dibër.