Lulzim Basha, kreu i PD/ I bashkohem thirrjes së Presidentit të Republikës për tubim në 2 mars. Duhet të mbrojmë Kushtetutën

294
Sigal

Kryetari i opozitës Basha:  Duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës

 

 I bashkohemi tubimit paqësor të Presidentit Meta në 2 mars

Më 2 mars Presidenti Ilir Meta ka thirrur në tubim paqësor të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në mbrojtje të kushtetutës dhe mbrojtjes së demokracisë në vend. Ndërkohë LSI dhe PD kanë pohuar se do jenë në mbështetje të kreut të shtetit për të mos lejuar rrëzimin e shtetit ligjor në vend dhe kapjen e të gjithë pushteteve nga maxhoranca aktule. Për këtë arsye Basha u ka përcjellë një mesazh të gjithë kryetarëve të PD në rrethe ku lë 2 porosi si dhe bën të qartë që ai vetë e mbështete këtë tubim duke u kërkuar drejtuesve të organizohen me anëtarët e tyre.

 

Mesazhi i kryetarit të Opozitës Lulzim Basha

Lulzim Basha: Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”.

Dy porosi:

  1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë.
  2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.