Luljeta Bozo vlerësoi komunizmin, diaspora letër 60 europarlamentarëve: Reagoni ndaj krimeve

159
Sigal

Deklaratat e kandidates për deputete së Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo, e cila u shpreh pak ditë më parë se komunizmi ka pasur më shumë anë pozitive se negative, vijojnë të prodhojnë reagime.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, së bashku me Qëndresa Qytetare dhe Pan Albanian Federation of America Vatra (the Hearth) DC Chapter, shprehen të tronditur nga relativizmi i komunizmit nga znj. Bozo.

Ato iu drejtuan me një shkresë mbi 60 eurodeputetëve të Parlamentit Europian dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian, duke u bërë thirrje të shprehen në mënyrë kritike ndaj partive politike në Shqipëri, kandidatët e të cilave normalizojnë ndikimin shkatërrimtar dhe krimet e regjimit totalitar komunist në vend.

LEXO EDHE  Qentë endacakë sulmojnë gruan që kishte dalë për vrap. Përfundon me plagë të shumta në spital

“Izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij, promovimi si arritje i vjedhjes së pronës private duke shkaktuar kollapsin më të madh ekonomik, por dhe anashkalimi i shkatërrimit shpirtëror me zhdukjen e insitucioneve historike dhe atyre të kultit, nuk mund të kalojnë lehtë dhe të relativizohen.
#asnjëemirëngakomunizmi
#asnjëjustifikimpërkrimet
#sistemivarfëruesivendit
#dënokrimetekomunimit
#kundërriciliklimittëfigurave”, thuhet në reagimin përmes rrjeteve sociale.

Deklaratat e Bozos shkaktuan reagime të shumta edhe brenda vendit, dhe duket se ky presion qytetar, detyroi kandidaten e Ramës që të shfaqet sërisht dhe ta cilësojë Enver Hoxhën një diktator.