Avokati i Popullit dorëzoi sot në kuvend listat për anëtarë të institucioneve të rivlerësimit kalimtar dhe rekomandimet e ONM

458
Avokati i Popullit, Igli Totozani në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi dorëzoi pasditen e sotme listat dhe dosjet e kandidatëve aplikues që shprehën interesin për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të Gjyqtarëve e Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe rekomandimet e hartuara nga ana e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Gjithsej aplikuan 193 të interesuar për Anëtarë të Komisionit, Gjyqtarë të kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik. 
Avokati i Popullit përpiloi dy lista: e para me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe lista e dytë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere. Pas përfundimit të këtij procesi, listat dhe dokumentacioni përkatës iu dorëzua ekspertëve të ONM-së, për verifikime të mëtejshme, proces ky që u përmbyll ditën e sotme. 
Totozani falënderoi ekspertët e ONM- së dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e ofruar nga SHBA dhe BE. Ai gjithashtu e cilësoi reformën jetike për Shqipërinë. 
Sigal