Luli dhe Rama duan te merren me qeverine e PD, jo te Rames!

192
Sigal

Deputeti Flamur Noka, dje në dalje të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka lëshuar akuza të rënda ndaj atij që ende formalisht është kreu i partisë së tij, Lulzim Bashës.

“Denoncoj leksikun e ulët të kryetarit të PD-së ndaj qeverisë së Partisë Demokratike, më e suksesshmja në 30 vitet e fundit. Denoncoj poshtërimin që Basha i bëri mbrëmë anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së, duke e quajtur llum. Asnjë nuk ka guxuar, as Nano dhe as Rama, ta konsiderojë qeverinë e Sali Berishës dhe bazën e PD-së si llum, as armiqtë më të mëdhenj”.

Sot ne nje deklarate per mediat Lulzim Basha u shpreh se kete deklarate e ka bere jo per bazen e partise por per ish funksionare te qeverise Berisha.Prej ditesh sulme vetem per ish qeverisjen e Berishes duke harruar qe beteja e vertete e demokrateve eshte me Edi Ramen dhe banden e krimit e te droges. Keshtu shprehej e justifikohej edhe Rama gjate ketyre 8 viteve deshtim ne qeverisje” Fajet i ka qeveria e Saliut”. Mesa duket te dy jane ne te njejten linje, duke bere pazare ne kurriz te qindra mijera demokrateve te cilet kane sakrifikuar mjaft per kete force politike.

Foltorja e Sali Berishës është zgjidhja, alternativa, i vetmi shans për ta mbajtur këtë forcë të bashkuar, per ta cliruar nga pengjet dhe per ta cuar ne krye te puneve te vendit Partine Demokratike.