‘Lul se na qelbe’/ Manjani: Sot të doli fytyra e vërtetë! Ti paske qenë plot vrer e diarre kundër PD-së

317
Sigal

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas konferencës dhe deklaratave skandaloze të ish-kryetarit të PD Lulzim Basha.

Sipas Manjanit, Basha sot e nxori kokën dhe i kërkon të dorëzojë edhe mandatin e deputetit se i takon asaj partie që sot ai volli vrer dhe diare.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Kanalizoje diarrenë Lul se na qelbe!

Ik prej asaj godine e prej asaj partie me “ishkomunistë”,  “kriminelë” e “trafikantë”!

Ik të shpëtosh nga mëkati i bashkëpunëtorit me ta. Se në fakt ata që dogjën Shqipërinë erdhën në pushtet e të bënë ty ministër deputet, kryetar bashkie e partie, nuk të paskan merituar.

Ti paske qenë plot vrer e diarre. 

Sot të doli fytyra e vërtetë!

Ik e kanalizoje diarrenë.  Dorëzoje edhe mandatin e deputetit se i takon asaj partie megithë këto të këqija që paska patur.

Na e kurse erën e keqe dhe pamjen e shpifur, të paktën!