LSI në bazë, Endrit Braimllari: Goditja që të rinjtë do t’i japin Ramës, do jetë tipike siç të rinjtë i kanë dhënë çdo diktatori

423
Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur procesin për riorganizimin e strukturave të saj. Endrit Braimllari, ka qenë në qytetin e Korçës, ku ka takuar Kryesinë e Lëvizjes Rinore për Integrim në këtë qytet
Më poshtë statusi i plotë:
Kënaqësi sot të takoja në Korçë kryesinë e LRI Korçë.
Forca dhe zemra e LSI janë të rinjtë që çdo ditë e më shumë janë të vendosur për të luftuar këtë fatkeqësi kombëtare që ka vetëm një emër, Kryeministrin e vendit.
Goditjen përfundimtare Edi Ramës do t’ia japin të rinjtë sepse ky Kryeministër vrau shpresën duke i detyruar të largohen nga vendi.
Goditja e të rinjve do të jetë tipike siç janë goditjet që të rinjtë i kanë dhënë çdo diktatori.
Të gjithë bashkë për të luftuar fatkeqësinë kombëtare Edi Ramën.
Sigal