LSI Durrës, Shemsi Prençi: LSI do t’i kthejë shpresën dhe besimin familjeve shqiptare

380
Sigal

Ditën e sotme, kandidati i LSI në qarkun e Durrësit, Shemsi Prençi ka zhvilluar një takim në zonën e Sukthit, nga ku tha se LSI-ja zotohet që t’i kthejë shpresën dhe besimin familjeve shqiptare.

“Pas 25 Prillit, zotohemi t’i kthejmë shpresën dhe besimin familjeve shqiptare, shpresën se integriteti i tyre ekonomik s’do rrënohet më por do ringrihet, besimin se fëmijët e tyre s’do largohen nga Shqipëria por do punësohen e do e ndërtojnë të ardhmen këtu.”,- shprehet Prençi më tej në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Në Sukth na hapi derën e shtëpisë nëna Sabrie Mani, nëna e një familje të madhe Dibrane.
Pas 25 Prillit, zotohemi t’i kthejmë shpresën dhe besimin familjeve shqiptare, shpresën se integriteti i tyre ekonomik s’do rrënohet më por do ringrihet, besimin se fëmijët e tyre s’do largohen nga Shqipëria por do punësohen e do e ndërtojnë të ardhmen këtu.
Shemsi Prençi
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI