LSI Durrës: 50 milionë lekë gjobë vërini oligarkëve tuaj, jo intelektualëve të Durrësit

186
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim në Durrës zhvilloi sot një protestë para komisariatit të këtij qyteti kundër gjobitjes prej 50 milionë lekësh ndaj kreut të shoqatës “Durrësi Autokton” Abdullah Deliallisi, vetëm se organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe.

“Ndal dhunë ndaj intelektualëve dhe qytetarisë së Durrësit, 50 milionë lekë gjobë ndaj një pensionisti intelektual, ndërsa oligarkëve “Rilindja” u jep tendera dhe koncesione. 50 milionë lekë gjobë vërini oligarkëve tuaj, jo intelektualëve të Durrësit.”, – shprehet LSI Durrës, më anë të një reagimi të postuar në rrjetet sociale.

 

Reagimi i plotë:

NDAL SHTETIT POLICOR
NDAL DHUNËS NDAJ INTELEKTUALËVE DHE QYTETARISË SË DURRËSIT
50 MILIONË LEKË GJOBË NDAJ NJË PENSIONISTI INTELEKTUAL
NDËRSA OLIGARKËVE “RILINDJA” U JEP TENDERA DHE KONCENSIONE
50 MILIONË LEKË GJOBË VËRINI OLIGARKËVE TUAJ JO INTELEKTUALËVE TË DURRËSIT
Gjithmonë në krah të intelektualëve të Durrësit.
Gjithmonë do ngremë zërin për Durrësin.
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI