Dhunë në mes të Tiranës, gruaja shkelma e grushte bashkëshortit të saj (VIDEO)

312
Sigal

Diçka e pazakontë është filmuar sot në rrugët e kryeqytetit, teksa një grua dhunonte fizikisht një burrë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit në mes të rrugës në prani të kalimtarëve të tjerë.

Siç shihet edhe në video, gruaja nuk kursehet aspak, ndërsa me gjithë forcën që ka vijon që të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas dëshmitarëve një djalë ka ndërhyrë për të ndarë çiftin, por gruaja ka refuzuar ndihmën e qytetarit dhe ka vijuar me dhunën.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj zënke.