Listat e zgjedhjeve të 25 prillit/ KQZ-ja i kërkon shpjegime Drejtorit të Gjendjes Civile: A keni bërë ndryshime andresash për votuesit?

327
Sigal

KQZ, 10 pyetje Gjendjes Civile: A ka ndryshime adresash për votuesit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare më 25 Prill 2021.

10 pyetjet e KQZ-së për Gjendjen Civile:

1.Në cilën datë është nxjerrë ekstrakti i popullsisë?

2.Cili është kriteri i hartimit të ekstraktit të popullsisë së çdo qarku?

3.Kodi 10-shifror, apo adresat që janë regjistruar në regjistër?

4.A ekziston mundësia që zgjedhësit të jenë në listat e një qarku për efekt zgjedhjesh dhe njëkohësisht të jenë në ekstraktin e popullsisë së një qarku tjetër?

5.A mund të gjenerohet lista nominale e popullsisë për çdo qark, sipas ekstraktit që prodhuan informacionin për KQZ-në dhe të verifikohet në raport me listën e zgjedhësve?

6.A mund t’i vihet zyrtarisht në dispozicion KQZ-së për efekt auditimi zyrtar?

7.A mund të vihet në dispozicion të KQZ-së produkti përfundimtar i projektit të popullimit të adresave?

8.Në llogaritjen e numrit të shtetasve për çdo qark, numër mbi të cilën KQZ do të caktojë numrin e mandateve për qark, të dhënat bazohen në numrin e shtetasve sipas regjistrit të gjendjes civile të qarkut, apo në numrin e shtetasve që kanë adresën e banimit në qarkun përkatës, apo në numrin e shtetasve që kanë qendrën e votimit në atë qark?

9.A ka raste të ndryshimit të regjistrit të gjendjes civile të shtetasve nga një njësi vendore në një tjetër pa kërkesë/ vetëdeklarim të shtetasit? Një shtetas me adresë banimi në një njësi vendore të caktuar, të ndryshme nga ajo që ka regjistrin e gjendjes civile, ku do të duhet të aplikojë dhe të marrë letërnjoftimin e ri kur është rasti?

10.Sa janë shtesat dhe pakësimet e shtetasve në regjistrin e gjendjes civile të qarkut Gjirokastër, qarkut Dibër dhe qarkut Tiranë, për çdo muaj, për periudhën nga 1 shtator 2017 deri në 27 nëntor 2020?