‘Listat e hapura, demagogji e Ramës, Kryemadhi: Deputetët e këtij Parlamenti të blerë të kërcënuar dhe shantazhuar, të vendoset me referendum

273
Sigal

Teksa e ka quajtuar tentativën e kryeministrit për listat e hapura demagogji, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se Rama nuk i do listat e hapura. Ajo tha se diskutimi mbi këtë temë është mbyllur në rezidencën e ambasadës amerikane dhe se opozita nëpërmjet dy përfaqësuesve të saj e ka mbajtur një qëndrim. Kryemadhi tha se ky Parlament, ku deputetët janë të blerë dhe të shantazhuar nuk mund të vendosë mbi ndryshimin e sistemit, por kjo çështje duhet të shkojë në referendum ku vendimin ta marrin qytetarët shqiptarë.

‘Ai e di vetë që sot është një demagogji sepse ai e di shumë që ai i pari nuk ka për të krijuar listat e hapura. Ky është një debat që është diskutuar dhe është mbyllur në rezidencën e Ambasadës Amerikan.
Edhe z. Vasili, edhe z. Bylykbashi e kanë bërë shumë të qartë që ta zgjidhë z. Rama me grupin e deputetëve që kërkojnë këtë gjë.
Përsa i takon sistemit do themi ne sistemi danez, po përse jo ai finlandez, pse jo ai suedez? Pra nuk jemi ne, e aq më tepër ky Parlament i sotëm për të vendosur se cili do të jetë sistemi që do të zgjedhin shqiptarët.
Janë shqiptarët ata që do ta vendosin përfundimisht, njëherë e mirë që ndryshimet kushtetuese në Shqipëri nuk mund t’i bëjmë dot më 140 deputetë, të cilët ka mundësi ti blejë kushdo. Ti blejë, ti shantazhojë, ti trafikosh, ti kërcënosh.
Pra mendojmë që ndryshimet kushtetuese duhet të jenë një proces i cili duhet të jetë një proces demokratik në mënyrë që të mos jetë asnjëherë e mundshme krijimi i një infrastrukture diktatoriale dhe totalitare, jo vetëm për politikën, por edhe për ekonominë, arsimin e shumë gjëra të tjera’.