Lirimi i Berishës/ Dervishi: Një vendim kundër i Gjykatës së Strasburgut do i nxirrte shumë keq gjykatat shqiptare

Konstitucionalisti Bled Dervishaj ka folur në një intervistë, në lidhje me vendimin e sotëm të GJKKO për lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha ka arresti shtëpiak, i cili e vuajti dënimin prej 11 muajsh.

Sipas Dervishaj, ‘të gjitha çështjet kanë lidhje me njëra tjetrën. Gjykatat shqiptare nuk janë të paprekshme nga sedra që mund të ju vijë nga një përplasje vendimarrje nga Strasburgu’.

Sigal

‘Nuk është kollaj për një Gjykatë Kushtetuese dhe për një Gjykatë të Shkallës së Parë, që GjEDNj nxjerr një vendim që do të bënte të dukeshin shumë keq para opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar’, theksoi Dervishaj.

Dervishaj: Të gjitha çështjet kanë lidhje me njëra tjetrën. Gjykatat shqiptare nuk janë të paprekshme nga sedra që mund të ju vijë nga një përplasje vendimarrje nga Strasburgu. Nuk është kollaj për një Gjykatë Kushtetuese dhe për një Gjykatë të Shkallës së Parë, që GjEDNj nxjerr një vendim që do të bënte të dukeshin shumë keq para opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar.

E shoh të lidhur me atë publikimin e nxjerrë nga GjEDNj që bëri në lidhje me çështjen e ish-kryeministrit Berisha, kur bëri me dije çështjet dhe pikëpyetjet që u ka adresuar palëve në proces, qoftë mbrojtjes qoftë dhe shtetit shqiptar që përfaqësohet nga Avokati i Shtetit dhe institucionet që të ushtrojnë ndjekjen penale.

Nese do i referohemi cilësisë së pyetjes, do të thotë që këtu ka një problem një dritë të kuqe dhe Gjykata e Strasburgut do ta zgjidhë dhe duket qasja për ta marrë në shqyrtim me themel.

Çështja ka interes të lartë publik që Gjykata e Strasburgut dhe Gjykata Kushtetuese ta vijojë shqyrtimin sa i takon konstatimit që ka patur apo nuk ka patur shkelje dhe si do duhet të sillen shtetet anëtare të Këshillit të Europës në marrëdhënie me rastet e kësaj natyre kur përballë është personi që i nënshtrohet një mase ekstrem si ajo e arrestit në shtëpi, nuk është një njeri i zakonshëm, por është lider është funksionar politik, është anëtar kuvendi që ushtron të drejtën e atyre që e kanë zgjedhur dhe ndërkohë që po futemi në një vit elektoral dhe do duhet të udhëheqi forcën politike që ka gjysmën e shqiptarëve që presin udhëheqjen drejt një rezultati pozitiv

 Prandaj dhe masat personale nuk janë të përgjithshme dhe për të gjithë njësoj.