Lidhja e qeverisë me bandat/ OSBE-ODHIR: Në Shkodër, u panë grupe të rinjsh që “kontrollonin zonën”

218
Sigal

Raporti final i OSBE-ODHIR ka nxjerrë në pah edhe të gjithë akuzat e opozitës në lidhje me kapjen e zgjedhjeve nga bandat të promovuara nga qeveria.

Sipas raportit në Shkodër në disa qendra votimi u vu re prania e disa grupeve të të rinjve të cilët kontrollonin zonën.

“Në disa qendra votimi u vu re prania e grupeve të të rinjve të cilët duket se e “kontrollonin zonën”. Në Shkodër u regjistruan disa raste të shpërndarjes së parave në afërsi të qendrave të votimit.”- thuhej në raport.