Lëvizjet në polici, Burgaj: I bëra unë, ndikime pozivite e negative

424
Sigal

TIRANË – Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka dëshmuar në Komisionin hetimor për ndryshimet në Polici në lidhje me lëvizje që ka bërë ai gjatë kohës që ka qenë në krye të uniformave blu. Duke folur para deputetëve, Burgaj ka deklaruar se, ka bërë 15 lëvizje në polici dhe këto i ka bërë pa asnjë rekomandim apo ndikime politike. Gjithashtu ish-kreu i Policisë së Shtetit tha se, edhe dorëheqjen e ka dhënë me vullnetin e tij dhe nuk ja ka kërkuar njeri. “Nuk kam pasur asnjë mbështetje politike në karierrën time. Jam larguar me dorëheqje dhe këtë e kam bërë për arsye personale dhe nuk më ka kërkuar kërkuar njeri që të largohesha”. Sipas tij, postin ku është aktualisht në polici e meriton. Burgaj ka folur edhe për ripranimet e oficerëve në polici. “Kam bërë 5 ripranime, dhe kemi zgjedhur më të përshtatshmit. Ndërkaq 15 lëvizje kam bërë kur isha në detyrë dhe më pas dhashë dorheqjen”. I pyetur nga  deputeti i PD-së, Eduard Halimi nëse lëvizjet në polici kanë ndikuar në punën e uniformave blu, Burgaj ka thënë se, ka pasur edhe rezultate edhe jo. “Vendimarrja ka qenë tërësisht e imja dhe për këtë mbaj unë përgjegjesi. Ndikimet kanë qenë dhe pozitive dhe negative, por vendimin e levizjeve e kam marrë unë vetë pa asnjë lloj ndërhyrjeje”, ka thënë Burgaj para deputetëve të Kuvendit. Ndërkaq, deputeti i PS-së, Paulin Sterkaj ka pyetur Burgajn se, si i ka bërë lëvizjet dhe në cilin ligj është mbështetur për këtë gjë. Duke iu përgjigjur pyetjes Burgaj tha se, kishte zbatuar Ligjin për Policinë e Shtetit. “Kam zbatuar ligjin për Policë e Shtetit. Me ligj emërimet dhe shkarkimet i takojnë drejtorit të Përgjëthshim të Policisë por konsulta në lidhje me emërimet ka pasur me çdo ministër”, ka deklaruar Burgaj.