Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi konventën zgjedhore për njësinë administrative numër nëntë të Bashkisë së Tiranës

592
Sigal

Braimllari: Zgjedhjet në Tiranë, proces tërësisht kolegjial, mishëron tiparet e LSI
Vasili: Për LSI, interesi i qytetarëve është mbi gjithçka
Vasili: Modestia dhe përulësia është gjithashtu dimension i natyrshëm për LSI-në

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi konventën zgjedhore për njësinë administrative numër nëntë të Bashkisë së Tiranës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zëvendëskryetari i LSI-së, z. Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari, Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi, si dhe drejtues të organizatave të partisë për këtë njësi.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari u shpreh në fjalën e tij përpara anëtarësisë se zgjedhjet e brendshme të LSI-së janë mbështetur në dy lindja, meritokracia dhe kolegjialitetit. “Dua të vlerësojë procesin e zgjedhjeve në parti, në zgjedhjet që po kalon Tirana sepse është një proces tërësisht kolegjial. Është një proces që përfshinë shumë anëtarë, të rinj dhe të vjetër, është një proces i cili e fuqizon LSI-në e Tiranës, e fuqizon njësinë 9, por mbi të gjitha është një proces që mishëron më së miri tiparet thelbësore të LSI-së. Pra, përfshirjen e njerëzve, hapjen e strukturave, por mbi të gjithë solidaritetin dhe korrektësinë dhe besnikërinë në raport me qytetarët”,- u shpreh z. Braimllari.
Në fjalën e tij, zëvendës kryetari i LSI-së ndau bindjen e tij se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e cila është në shërbim të qytetarëve dhe një forcë politike e cila është besnike ndaj qytetarëve. Sipas z. Vasili , për LSI-në interesi qytetar është mbi gjithçka dhe modestia dhe përulësia është gjithashtu dimension i natyrshëm për LSI-në.
Duke folur për zgjedhjet në njësinë administrative numër nëntë, z. Vasili theksoi se kjo njësi është shembull i organizimit dhe i rritjes së pandalshme të LSI-së duke vlerësuar rolin e të gjithë anëtarësisë. “Një parti e cila nuk ka të shkuar nuk mund të ketë të ardhme. LSI-ja ka historinë e saj dhe historinë e bëjnë njerëzit. Dhe kur njerëzit janë aty, historia është e gjallë dhe është një histori që zhvillohet. Nuk është mosmbajtja e fjalës dimensioni ynë dhe kjo na dallon. Ua them këtë gjë sepse populli ka një shprehje të thjeshtë ‘i miri dallon’”,- tha z. Vasili.
Më pas konventa vijoi punën për zgjedhjen e kryetarit të degës së LSI-së në njësinë administrative numër 9 në Tiranë.