Lëvizja pa viza e shqiptarëve, Avramopoulos: Ne duam ta ruajmë, por qeveria …

572
Komisioneri Dimitris Avramopoulos ka folur gjatë ditës së sotme për Shqipërinë dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Sipas tij, BE ka dëshirë që të ruajë udhëtimin pa viza të shqiptarëve, por kjo kërkon punë nga qeveria.
Komisioner për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Avramopoulos i bëri këto deklarata në ditën e publikimit nga Komisioni Evropian të raportit për liberalizimin e vizave.
Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, tha:
“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta ruajtur udhëtimin pa viza për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Partneritetit Lindor. Por kjo shoqërohet me përgjegjësi, si për qytetarët ashtu dhe për autoritetet përkatëse.
Unë përshëndes përpjekjet e bëra nga autoritetet shqiptare për forcimin e masave për trajtimin e migrimit të parregullt dhe përmirësimin e bashkëpunimit me Shtetet Anëtare më të prekura deri tani.
Megjithatë, tani përpjekjet duhen mbështetur më tej për të siguruar që progresi të vazhdojë i pandërprerë, veçanërisht fushatat e ndërgjegjësimit mbi detyrimet dhe kushtet e udhëtimit pa viza dhe përmirësimi i kontrollit të kufijve, si dhe shtimi i hetimeve dhe ndjekjes penale të grupeve të krimit të organizuar”.
Sigal