Lefter Maliqi: Rama po na thotë se edhe për virusin e ka fajin populli

421
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ndaj deklaratës së Edi Ramës pse është në dorë të qytetarëve rritja ose ulja e numrit të të prekurve.

Në një reagim në Faceook, Maliqi shprehet se qëndrime të tilla i mbajnë vetëm qeveri të dështuara.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit në Facebook:

“A eshte vendi i varfer? A eshte çpopulluar vendi? A eshte rritur papunesia,pasiguria? A eshte rritur krimi, korrupsioni, trafiqet? A eshte rritur borxhi publik? A jane rritur taksat, cmimet? A jane blere,vjedhur manipuluar votat? A u kanabizua vendi? A kane ikur mjeket dhe infermieret ne Gjermani? A ka gjykate Kushtetuese dhe te Larte? A i ka kapur ligji i dekriminalizimit mbi 600 zyrtar Rilindas? A u bene zgjedhjet lokale njepartiake moniste? A eshte i kapur Parlamenti,po Reforma ne Drejtesi? A ka papergjegjshmeri per fatkeqesit si termeti,permbytjet dhe koronavirusi? A jane pasuruar vetem Oligarket,Qeveritaret dhe bandat? A është sistemi shëndetësor i përgatitur per nje fluks nga koronavirusi?

Pergjgjia vjen nga bunkieri i surrelit per keto fajin dhe pergjegjesin e ka populli. Piktori deshtak ka te drejt , fajin e ka lista e deledeputeve qe miratojne ligje kundra popullit dhe buxhetin per Oligarket. Kupa thote populli u mbush dhe po derdhet shpejt, djersen, besimin qe te dha populli bashke me tepsin e timonin do te perplasen ne fytyre si mosmirënjohës dhe sdo kete as virus qe te shpetoj, as bunkier qe te mbroj.

Zoti e ndihmofte popullin Shqiptar nga kjo e keqe e dyfisht nga koronavirusi global dhe koronavirusi i bunkierit te surrelit”.