Ledio Rrudho: Rilindësit mendojnë vetëm për 3D, ndërkohë që realiteti është shumë larg!

136
Sigal

Socialistit i natyralizuar ne Rilindas!

Prej te pakten 10 ditesh socialisti i kthyer ne rilindas, Erion Brace eshte shqetesuar per nje vizite te kryetares se LSI, Monika Kryemadhi ne Divjake.

Ne pamundesi per tu pergjigjur problematikave reale qe ka Divjaka  pergjigjet me fyerje sharje e kercenime edhe me foto.

Zotit rilindas i them qe Divjaka nuk eshte  fotot ekzotike qe ti publikon. Shikoni Divjaken e vertet aty ku mesojne e luajne femijet tane.

Shkolla e perfunduar 3 vite me pare po degradon nga dita ne dite, femijet ngrohen me rezistence sepse kaldaja nuk eshte funksionale, terrenet sportive kane dale jashte perdorimit.

Rilindasit mendojne vetem per 3D nderkohe qe realiteti eshte shume larg.

Por socialistit te kthyer ne rilindas i themi qe pergjigjen do ta marresh me 25 prill, nderkohe ti vazhdo te firmosesh ne vend te Edi Rames PPP-te qe vjedhin te gjithe shqiptaret.