VIDEO- KAFE SHQETO/ Bumçi: Ja pse Foltorja e Durrësit ishte kaq masive

261
Sigal

Foltorja e Durrësit ka befasuar edhe më skeptikët, pasi pjesëmarrja dhe entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm. Pikërisht për të komentuar këtë prani masive, i ftuar në KAFE SHQETO ishte Aldo Bumçi.

Ai shpjegoi se përse Durrësi kishte dalë kaq shumë në mbështetje të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD, Sali Berisha.

“Është krijuar një energji që nisi nga momenti i parë që zoti Berisha shpalli aksionin e tij.

Plus që Durrësi është një qytet, ku PD në vitin 2005 i ka fituar të gjitha zonat elektorale. Ky qytet ka treguar se ka një bërthamë dhe një bazë me lidhje të forta me PD-në.

Kur PD jep shpresë, ky qytet i është përgjigjur më shumë. Të gjitha këto arsye kanë sjellë atë takim. Por mbi të gjitha nga nevoja për shpresë,” tha Bumçi.

Ndiqeni më poshtë intervistën e plotë: