LAJM I FUNDIT/ Bajram Bega zgjidhet kandidat për Presidentin e Republikës

300
Sigal

Edi Rama: Kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së kandidaturës që do cojmë në Kuvend për të votuar presidentin e ri. Sot procesi është përmbyllur duke vënë në dispozicion të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar. PS duhet të hkojë përtej vetes sepse u duhet t’u japë shqiptarëve kryetar shteti që nuk ka karrierë politike në PS por që rrezaton atë mirësi që kemi nevojë. Jemi përqendruar në bllokun e tretë që ka pasur 26 kandidatura që janë shoshitur në një numër diskutimesh për të mbështetur, Bajram Begën shefin aktual i shtabit të përgjithshëm i forcave të armatosura.

Kush është kandidati për president, Bajram Begaj

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.Gjeneral Major Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin epecializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Aktualisht Gjeneral Major Begaj mban postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Është i martuar dhe ka dy djem.