Kuvendi votoi pro Kodit Zgjedhor, Kikia: Shqipëria ka zero shanse për hapjen zyrtare të negociatave në dhjetor

224
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 97 vota pro rrëzimin e dekretit të kreut të shtetit, i cili ktheu për rishqyrtim ndryshimet kushtetuese mbi Kodin e ri Zgjedhor. Analisti dhe gazetari Mentor Kikia komentoi këto zhvillime.

Ai theksoi se në këtë histori nuk kishte asnjë lajm të ri, por votimin e sotëm në Kuvend e cilësoi thjesht si procedurë të pritshme. Sipas tij, palët nuk kishin vullnet të gjenin konsensusin e munguar mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Unë në fakt nuk prisja asnjë lloj ndryshimi sot. Numri i votave është matematikë dhe nuk ka rëndësi, nëse do kishte vullnet për të kërkuar një konsensus edhe me opozitën jashtë parlamentit, çështja nuk do kishte shkuar deri këtu. Nuk ka lajm në këtë histori. Ajo që përbën një lloj zhvillimi është fakti se ishte Brukseli, kryesisht Komisonier për Zgjerimin, që pas votimit fillestar të Kodit shprehu pakënaqësitë dhe kërkoi të gjendeshin hapësirat ligjore që të arrihej një konsensus”, tha ai.

Duke parë zhvillimet e fundit, z. Kikia thotë se shpresat që Shqipëria të marrë një hapja zyrtare të negociatave në muajin dhjetor janë pothuajse zero.