Kuvend/ Spaho: Keni shitur shpirtin tek koncesionet, Ahmetaj: Ju i këputët në mes me Rapiscan-in

450
Gjatë diskutimit të marrëveshjes së huasë me BERZH gjatë seancës së sotme parlamentare, deputeti i PD-së, Edmond Spaho nënvizoi se ekonomia po shkon gjithnjë e më keq, që borxhi është rritur, ndërsa qeveria e ka mendjen tek koncesionet.
“Qeveria e ka shitur shpirtin tek koncesionet, koncesionarët qeverisin popullin”,- tha ai
Në replikë, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se rritjen ekonomike të Shqipërisë e ka konfirmuar edhe raporti i BB. Sipas tij “askush nuk i manipulon dot shifrat e BB”.
Ministri shtoi se “rritje serioze në vend kanë pësuar edhe investimet e huaja. Gati 950 milionë euro, rekord në shumë vite. Edhe raporti i fundit i BSH konfirmon rritje të sigurt të sektorëve, madje edhe rritjen e kredisë konsumatore”.
Ahmetaj komentoi edhe çështjen e koncesioneve, duke shtuar se: “Koncesionet janë të shumëllojshme, por konfirmoj se ministria nuk është autoritet kontraktues” Duke iu drejtuar opozitës, Ahmetaj shtoi: “Ju keni bërë rapiscan-in, i thatë bizneseve paguani 39 euro për cdo deklaratë, 39 euro megjithëse mbështesim biznesin. Do ju këpusim në mes me këtë faturë, j u thatë. Jo vetëm që e ulëm se na e latë në derë atë koncesion”.
Sigal