Kuvend, debate Braçe-Berisha për CEZ: Ke zyrën aty te përfituesit

543
TIRANE – Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeparlamentari Meta për atë që ai pretendon të jetë afera korruptive më e madhe në historinë e Shqipërisë. Bëhet fjalë për kontratën mes CEZ-DIA, ku sipas Berishës, Meta ka marrë ryshfet nga administratori i DIA Kastriot Ismailaj.
Ndërkohë që deputeti i PS, Erion Braçe duke iu drejtuar kryeministrit Berisha ka deklaruar se ka zyrën në të njëtën godinë me përfituesit e shumave të mëdha nga mbledhja e borxheve të CEZ, dy prej të cilave sipas tij kanë të njëjtin administrator dhe i kanë zyrat në njëjtin godinë ku është sot zyra e ish-kryeministrit.
Ora 12:58 Paloka: Kjo çështje duhet hetuar nga fillimi deri në fund 
Ora 12:45 Braçe-Berishës: Ke ndarë zyrat me përfituesit e kontratave të CEZ
Deputeti i PS, Erion Braçe duke iu drejtuar kryeministrit Berisha ka deklaruar se ka zyrën në të njëtën godinë me përfituesit e shumave të mëdha nga mbledhja e borxheve të CEZ, dy prej të cilave sipas tij kanë të njëjtin administrator dhe i kanë zyrat në njëjtin godinë ku lshtë sot zyra e Berishës.
Gjatë fjalës së tij Braçe ka theksuar gjithashtu se është favorizuar CEZ në dëm të kompanive të tjera publike. 
Në vitin 2009 kishin kompaninë shtetërore që u privatizua me një akt persona të kryeministri i atëhershëm. I gjithë procesi u përmbyll me një takim të Berishës në Pragë dhe aprovimit për mbështetje për statusin. Nga kompania e OSHE-së u kaluan të gjitha asetet tek CEZ. Ka dy çështje. Së pari kompania që do mblidhte borxhet e CEZ dhe vendimet që janë marrë në favor të CEZ ndaj OST dhe KESH. Atëherë keni mbajtur qëndrime të kundërta.
Kompania e parë është një shqiptare që shoqërohet me kontratën që vjen më pas dhe që është e para në listën sipas datave të kontratave të nënshkruara, nga 100 lekë 20-30 lek u shkonte këtyre kompanive shkojnë tek kompania e Mikut Hejcek, po po miku jot ( i drejtohet Berishës). Kompania e parë CE2 më pas kompania CE2 Debt Collection ka të njëjtin administrator, Ervin Kajon, pyet ministrin e financave që nuk ndodhet këtu se ta shpjegon ai, dhe kjo me kontratën ekskluzive me ato përfitime që ju thashë, tani vijojmë me tjetrën që ishte e para. Kompania e dytë që është kontraktuar për të mbledhur borxhet e këqija, Albania telekomunication, adresa e kompanisë, ndërtesa ‘Aba Biznes Center’, pranë zyrës tënde. Çfarë kati e ke zyrën tek ‘Aba Center’ ti? (i drejtohet sërish Berishës.) Si ka mundësi që ti del ose në pallatin e këtij për të banuar ose me zyrë, tek ky zotëria del ti kudo. Kompania e tretë është ASI me kontratë respektove me të njëjtat përfitime si dy të parat, Elite consluting etj e pastaj radha e kompanive ceke. 7 kompanitë të firmosura me kompanitë e CEZ pë rmbledhjen e borxheve. Me 2 prej tyre ke ndarë zyrat. Tani vijmë tek vendimet që ka marrë ERE dhe i kam të gjitha këtu. Janë vendime me para shumë që kanë dëmtuar kompanitë publike dhe kanë favorizuar kompaninë CEZ.Efekti 24 milionë dollarë, imagjino vetë se cfarë vendimi kundra shqiptarëve ishte ky. Kanë dëmtuar kompanitë publike dhe kanë favorizuar CEZ duke ulur çmimin që kompania çeke blinte energjinë nga KESH.
Ora 12:00 Berisha: Ja skandalet e qeverisë suaj me CEZ-in
Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeparlamentari Meta për atë që ai pretendon të jetë afera korruptive më e madhe në historinë e Shqipërisë. Bëhet fjalë për kontratën mes CEZ-DIA, ku sipas Berishës, Meta ka marrë ryshfet nga administratori i DIA Kastriot Ismailaj. Por sipas ish-Kryeministrit, vjedhjen më të madhe e ka bërë Rama, lidhur me pagesën prej rreth 98 milionë eurosh që qeveria shqiptare i bëri CEZ për të shmangur arbitrazhin ndërkombëtar.
“Zotëria (Erion Brace) që është unik këtu për tu bërë dëshmitar me dokumente të rreme, kjo është puna e tij. Më duhet ta falënderoj për herë të parë, shtroi pyetjen për CEZ-in, atë bravo. CEZ-i është vjedhja më e madhe që u ka bërë ndonjëherë në histori një kryeministër dhe një kompani, Edi Rama dhe CEZ-i. Kjo çështje është ngritur në mënyrë të përsëritur nga ne këtu, se është korrupsioni më i madh në historinë e vendit. Këto ditë mediat kanë zbuluar një akt tjetër korruptim sipas të cilave njëra nga kompanitë e kontraktuara nga vetë CEZ DIA e Kastriot Ismailajt ka dhënë ryshfet ministrit të Jashtëm të asaj kohe, nga ana tjetër një padi tjetër vjen nga ish-administratori i CEZ se Meta ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar për Kastriot Ismailajn. Meta si ministër i Jashtëm nuk ka pasur asnjë detyrë për të negociuar me CEZ-in për asnjë lloj problemi të kësaj toke. Me CEZ-in ka qenë i ngarkuar ministri i tij Edmond Haxhinasto, ministria e Financave, por asnjë zyrtar i ministrisë së Jashtme…kurrë dhe kurrë. Kjo akuzë ju transferua Vilson Ahmetajt ai tha s’kam lidhje, nëse s’ka Vasili ka lidhje Petrit Ahmetaj se ai është kryetar i ERE i emëruar nga Rama. Nëse është i vërtetë është një akt i mirëfilltë korrupsiv, duhet hetuar. Shkeljet e CEZ dhe me 6 kompanitë që mori për mbledhjen e borxheve, e para DIA, që të gjitha janë dërguar për ndjekje penale, dhe ja ku është kallëzimi penal për to. Kallëzimi penal është bërë nga avokatja e shtetit shqiptar. Pasi qeveria ime faktoi në kompaninë ndërkobmëtare se CEZ i cili i kërkonte Shqiëprisë 200 milionë euro dëmtime, i detyrohen Shqiëprisë së paku 1 miliardë euro detyrime ndaj OST-së, KESH-it dhe detyrime të tjera. Kastrioti dhe CEZ-i kishin të njëjtën studio avokatie. Avokatia e shtetit që përfaqësonte Ramën kishte për kundërshtar burrin e saj që përfaqësonte Kastriotin. Edhe kjo nuk u pëlqen ju?!”, tha Berisha. 
Sigal