Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së për komisionin ‘Becchetti’

125
Sigal

Duke mos arritur numrin e kërkuar të votave për të marrë një vendim, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të PD-së, për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen ‘Becchetti’.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:  Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 10.03.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (jo më pak se ¼-ta e deputeteve), me objekt:

‘Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 80/2021 të Kuvendit të Shqipërisë ‘Për mosmiratimin e projektvendimit ‘Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e Arbitrazhit ‘Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë’.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese vendosi:- rrëzimin e kërkesës.Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.