Bllokimi i listës së ilaçeve favorizon Delta Pharmën me 7.5 mln euro

Prej të paktën 3 vitesh buxheti i shtetit po paguan një kosto të rëndë korruptive për shkak se ministria e Shëndetësisë ka bllokuar listën e barnave të rimbursueshme. Edhe pse ligji për barnat e detyron Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që çdo vit të përpilojë listën e re me barnat e rimbursueshme, prej 3 vitesh lista nuk miratohet.Lista e fundit e barnave është miratuar në vitin 2021, përpara pandemisë. Si rezultat buxheti rimburson barnat mbi bazën e listës së para 3 vjetëve, edhe pse në treg kanë hyrë alternativa të reja më efikase në kurimin e sëmundjeve, por edhe me kosto më të ulët.Ndonëse e gjitha kjo ngjan një neglizhencë e rëndomtë burokratike, në fakt bllokimi i listës është një biznes i madh korruptiv me kosto miliona euro.Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor rimburson çdo vit rreth 100 mijë kuti Xarelto, që do të thotë se buxhetit humbet çdo vit të paktën 2.5 milionë euro vetëm nga Xarelto.Miratimi i listës së barnave u mbajt dy vjet peng nga ish ministrja Ogerta Manastirliu. Por çmenduria vazhdon dhe lista e barnave të rimbursueshme vazhdon të mos miratohet.Tentakulat që e bënë Manastirliun të “harrojë” dy vjet miratimin e listës së barnave me sa duket kanë ja kanë dalë të kompromentojnë edhe ministren e re të Shëndetësisë, Albana Koçiu. Në rastin e Xarelton medikament antikoagulant, i cili përdoret për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskular qytetarëve u janë vjedhur 7.5 milionë euro në tre vjet. Këto para janë përfituar padrejtësisht nga kompania që ka ekskluzivitetin e tregtimit të këtij bari në Shqipëri, Delta Pharma. Por janë më dhjetra medikamente, edhe të kompanive të tjera, të cilat nuk përditësohen.Por teksa këta fitojnë para padrejtësisht dhe ndoshta i ndajnë ato me zyrtarët që bllokojnë listën e baranave, qytetarët nuk paguajnë vetëm koston e korrupsionit. Bllokimi i listës ka një kosto ndoshta edhe më të rëndë se sa paratë që vidhen. Ajo është kostoja shëndetësore, e cila vjen nga mospërfshirja në listë e barnave të reja, veçanërisht atyre onkologjike, për të cilat Shqipëria ka mungesë emergjente./kapitali/.Ndërkohë flitet se në kompaninë Delta që përfton miliona, ka punonjës që paguhen dhe nën kriteret e pagës minimale.

Sigal