Kush është Jaeld Çela, miku i Samir Tahirit i akuzuar për trafik droge

439
Sigal

Në nëntorin e 2017-ës, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të urdhëronte arrestimin e tre drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit: Jaerd Çelës, ish-drejtori i policisë së Vlorës; Gjergji Kohilës, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë; dhe Sokol Bodes ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut.

Por vetëm sot, 16 maj 2020, ish drejtori i Vlorës do të vetëdorëzohej tek ish vartësit e tij.

Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, shoferin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndonëse u dënua për të njëjtën vepër penale si Saimir Tahiri, atë të “shpërdorimit të detyrës”, ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela nuk i ka shpëtuar burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin e tij me 3.4 vite burg.

Ashtu si ish ministri socialist, edhe Çela u akuza për veprat penale “trafikim i narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Asnjë nga këto akuza të Prokurorisë nuk u pranua nga Gjykata, e cila e shpalli fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”.

Edhe para se prokuroria të kërkonte arrestimin e tij, opozita dhe jo vetëm kishin denoncuar jo pak herë përfshirjen e tij në trafiqe të lëndëve narkotike.

Në dhjetor të 2016, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto ku shfaqej Sokol Bode, në atë kohë shef i policisë kufitare të Dhërmiut, në shoqërinë e Moisi Habilaj—një nga krerët e grupit të habilajve, aktualisht i arrestuar në Itali.

Në mars 2017, Sokol Bode u transferua në policinë e Shkodrës. Aktualisht ai po hetohet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për shkelje të disiplinës gjatë kapjes së një grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Malit të Zi.

Në prill të 2017, opozita denoncoi se një ngarkesë droge prej 72 pako kanabis e sekuestruar në Zvërnec të Vlorës ishte e porositur nga Jaerd Çela dhe Gjergji Kohila.

Disa muaj më vonë, kur në krye të ministrisë së brendshme do të vinte Fatmir Xhafaj, Çeka do të shkarkohej nga detyra.

Por këto akuza si dhe shumë të tjera nga opozita u kundërshtuan, u shpërfillën dhe madje u tallën nga Kryeministri Rama dhe qeveria e tij, të cilët nuk ndërmorën asnjëhërë ndonjë veprim për hetimin e tyre…