Kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Finalen e Kampionatit Microsoft Office Specialist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

399
Sigal

Gjatë konferencës së Microsoft për transformimin dixhital në arsimin të mbajtur më 6 dhjetor 2016 nëTiranë, Certiadria, partneri zyrtari Certiport për Shqipërinë dhe rajonin ka iniciuar kampionatin e parë kombëtar shqiptar për Microsoft Office Specialist.

Ky kampionati u mundëson nxënës vetë cikli telemetar, të shkollave të mesme dhe studentëve të universiteteve, nga mosha 13 deri 22 vjeç të marrin pjesë në një kampionat ndërkombëtar, si një mundësi e shkëlqyer për të treguar aftësitë e tyre në Microsoft Office, Word, Excel dhe PowerPoint. Konkurrentit më të mirë do t’i jepet mundësia për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin botëror që do të zhvillohetnë Disneyland, Kaliforni, SHBA.

Pjesëmarrja në këtë konkurs iu ofron studentëve argëtim; mundësi për t’ju bërë për shtypje konkurrentëve të tjerë; përfitimin e një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht,si dhe përfaqësimin e Shqipërisë në botë. 

“Hendeku i aftësive dixhitale është në rritje për shkak të faktit se studentët mbështeten në mendimin e tyre individual se ata i zotërojnë këto aftësi. Ndërkohë që hulumtimi shpreh të kundërtën. Paketa e Microsoft Office është një prej 5 aftësive dixhitale më të kërkuara nga punëdhënësit në kohët e sotme, edhe pse aktualisht studentët njohin më pak se 10% të paketës Office. Kjo është arsyeja e organizimit të këtij kampionati si një format argëtues për të ngushtuar këtë hendek”,u shpreh përfaqësuesi i Certiadria për Rajonin e Adriatikut, Z. Marko Serafimovski.

Ky kampionat ka 15 vjet me radhë që organizohet në më shumë se 120 vende duke përfshirë rreth 1.2 milion studentë nga e gjithë bota. Këtë vit studentët shqiptarë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e këtij konkursi global duke përfaqësuar Shqipërinë ndërkombëtarisht.

Kampionati Kombëtar Shqiptar për Microsoft Office Specialist mbështetet nga Microsoft Albania dhe Protik Innovation Center.

Për më shumë informacion të detajuar, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të kampionatit: